FASHION AVENUE pjese e MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, po kërkon nje punonjës për Departamentet e saj:
Asistent/e Supervizor Fashion Avenue
Detyrat
Manaxhon punën dhe stafin që ka në varësi në përputhje me politikat dhe rregullat e kompanisë.
Bashkëpunon shumë ngushtë me menaxherin për të çuar përpara departamentin për të cilin është përgjegjës.
Respekton dhe mbështet punonjësit që ka në varësi për të krijuar një mjedis të këndshëm pune.
Trajnon/ndjek punonjësit e departamentit në lidhje me detyrat e punës, procedurat dhe rregullat e kompanisë.
Planifikon orët javore të punës dhe periudhat ditore të pushimit për stafin që ka në varësi dhe i bën ato të njohura për stafin dhe manaxherin duke respektuar afatin e njoftimit.
Kujdeset për pamjen e rafteve që të jenë sa më tërheqëse për klientin dhe produktet të vendosura me strategjinë e duhur.
Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet
Edukimi: Diplomë universitare (Preferohen fusha që lidhen me Administrim Biznesi/Menaxhim).
Eksperienca: Të paktën 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në këtë industri.
Aftësitë:
Aftësi të drejtojë dhe motivojë një grup.
Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
Aftësi të punojë nën presion dhe të merret me situata sfiduese.
Ndjenjë përgjegjësie.
Njohuri të gjuhës angleze dhe kompjuterike.
Shënime
Procedura e Aplikimit
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV:
1. Me E-mail: hr@mercato.al
2. ose kontaktoni 069 606 2794
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania