Këto vite eksperiencë bëjnë që ne tani të vijmë pranë jush duke e njohur mirë rëndësinë e ekuilibrit midis çmimit dhe ruajtjes së standarteve të cilësisë së lartë. Ne e dimë se prodhimi i kafes është një art që nis nga perzgjedhja dhe blerja e kokrrave më të mira, pjekja, bluarja e deri tek paketimi.