DAST sh.a është një konsorcium gjermano-shqiptar themeluar në Janar 2008. Duke u rritur shpejt dast ka zënë një pozitë udhëheqëse në Shqipëri dhe një njohje të gjerë në Ballkan e me gjerë.E gjitha kjo, falë ndërthurjes së përvojës, teknologjisë, njohjes së thellë të tregut, aftësive të spikatura sipërmarrëse dhe potencialit financiar. Kompania jonë, i është dedikuar strategjisë së zhvillimit dhe inovacionit teknologjik.
Kjo na ka dhënë reputacionin e talenteve. Zhvillimi i qëndrueshëm ka qenë që në zanafillën e DAST, pjesë e integruar e vlerave dhe strategjisë të kompanise sonë. Nga menaxhimi i risqeve e deri në krijimin e vlerës afatgjatë, Dast bën një udhëtim performance model, duke e krijuar paralel me aktivitetet afatgjata, dhe zgjerimin ndërkombëtar të kompanisë.
Portofoli i produkteve DAST përfshin që nga ngjitësit e pllakave, te mbushësit e fugave, veshjet dekorative, llaçrat, rifiniturat, produktet me bazë gipsi, autonivelantët, hidroizoluesit, e deri tek silikonët, pastruesit acidë, rrjeta, shiritë dhe aksesorë të tjerë, të aplikueshëm në shtrimin e pllakave, veshjen dekorative të mureve, realizimin e finiturave, ngjitjen e tullave dhe blloqeve të ndryshme në mure, mbushjen e mureve të tullës dhe blloqeve, rrafshimin dhe nivelimin, si dhe hidro-izolimin e sipërfaqeve horizontale dhe vertikale, në mjedise të brendshme dhe të jashtme në kushte atmosferike të ndryshueshme.