Aurora Group shpk eshte lider ne tregun Shqipetar per sistemin e gipsit, dhe nje game te gjere materialesh ndertimi dhe artikujsh e produkte te interier-exterierit. U themelua ne vitin 1996 nga z. Rakip Suli, me aktivitet tregetimin e materialeve te ndertimit.Fale nje vizioni te qarte dhe bashkepunimit me kompanite me prestigjoze Evropiane dhe Amerikane, kompania Aurora Group shpk u be pioniere e prezantimit per here te pare ne tregun Shqipetar te materialeve moderne te ndertimit, te cilat garantojne jetese te shendetshme por dhe avantazhe te medha ne terma ekonomik dhe kohor. Ne kete menyre ndertimi me gips dhe izolimet me lesh guri dhe xhami i cili garanton izolim akustik, termik,mbrojtje nga zjarri dhe kursim energjie jane tashme nje standard i domosdoshem i kohes tone.