Sot Donianna është e vetmja shoqëri në vend që eksporton në të gjithë botën këpucët nën markën Made in Albania. Aktualisht me kapacitet të plotë prodhohen 6000 palë këpucë në ditë. Stili i këpucëve të prodhuara është në linjat: Mokasin, Sport, Klasike si për meshkuj dhe për femra të të gjitha moshave. Pika e fortë e kësaj fabrike është në prodhimin e këpucëve me qepje dore. Donianna sh.p.k është cilësuar si lider në Ballkan për cilësi, prodhim dhe shpejtësi. South East Europe Investment Forum 2005 për Numrin më të madh të punonjësve në rajon. International Gold Star for Quality Paris 2004 për Cilësinë e Produkteve. Presidenti Barack Obama ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë Administratoren e shoqërisë Donianna së bashku me biznesmenët më të suksesshëm nga e gjithë bota në një takim rreth biznesit.