KUSH JEMI
TOLIMO shpk është një shoqëri shqiptare e themeluar në vitin 1997. Ajo ushtron aktivitetin e saj në fushën e importimit dhe shpërndarjes së materialeve gjysëm të gatshme të industrisë së mobiljeve, aksesorëve të tyre, si dhe në fushën e prodhimit e të shpërndarjes së produkteve të industrisë së bojrave.
TOLIMO shpk tregton vetëm podukte që mbajnë firmën “Made in Italiaâ€, bashkëpunon me partnerë lider të kësaj fushe në Itali, sjell gjithnjë risi dhe zgjerim të gamës së produkteve të saj, ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve dhe në përzgjedhjen e modeleve sipas tendencave të kohës për klientët e saj, duke u mbështetur fort në përvojën e saj dhe në atë italiane për sektorin e mobilerisë.
Nga viti 2000, TOLIMO shpk prodhon bojra hidromate për mjedise të brendshme e fasada të jashtme, si dhe përdor sistemin kompjuterik të ngjyrave me markën e regjistruar “Italcolorâ€, në bazë të kontratës së Royality-s me shoqërinë italiane CP ITALIA spa, si dhe tregton e shpërndan një shumëllojshmëri bojrash të të gjitha llojeve të partnerëve të saj CP ITALIA e COLORIFICIO SAMMARINESE sa.
TOLIMO shpk ka në përbërjen e saj një staf specialistësh dhe punonjësish të kualifikuar, zotëron mjetet e duhura për të kryer shpërndarjen e dorëzimin e mallit. Gjithashtu ushtron aktivitetin në një sipërfaqe prej rreth 2600 m², pronë e saj.