Balkan Sport Sh.p.k është përfaqësues i autorizuar për tregtimin e dy prej markave më të njohura sportive adidas & Reebok për Shqipërinë.
Kjo kompani e ka filluar aktivitetin e saj që në Maj të vitit 2004 (e regjistruar në atë kohë si Albansport sh.p.k),si përfaqësues zyrtar, fillimisht vetem i markës sportive adidas dhe me vonë në vitin 2006 edhe i markës tjetër të njohur sportive, Reebok . Fillimisht kompania përfaqësohej vetëm nga një pikë shitje në qendër të Tiranës dhe sot ajo kryen aktivitetin e saj pothuajse në të gjithë territorin Shqiptar.
Balkan Sport Sh.p.k operon në tregun Shqiptar si shitës me shumicë dhe shitës me pakicë.