Aktiviteti kryesor i kompanisë përfshin mbulimin për sigurimin e mjeteve, shëndetit, pasurisë dhe shumë sigurime të tjera në fushën jo-jetës.
Më specifikisht:
1- Sigurime motorrike
- Sigurimi TPL (është sigurimi i detyrueshëm nga shteti për përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta për mjetet motorike e cila mbulon përgjegjësinë për dëmet trupore dhe materiale të palëve të treta)
- Kasko (kjo kontratë mbulon dëmet që mund ti shaktohen mjetit motorik, pavarësisht se kush është shkaktari i dëmit, sipas rreziqeve të zgjedhura nga klienti)
- Sigurimi kufitar (sigurimi i detyrueshëm nga shteti për përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta për mjetet motorike me targa të huaja që qëndrojnë në Shqipëri, i cili mbulon përgjegjësinë për dëmet trupore dhe materiale të palëve të treta)
- Kartoni Jeshil (është sigurimi ndërkombëtar, për mjetet që udhëtojnë jashtë Shqipërisë)
2- Sigurime të tjera vullnetare:
- Sigurimi i shëndetit
- Sigurimi për aksidentet në punë dhe sigurim i përgjithshëm i shëndetit, shëndeti në udhëtim
- Sigurimi i pronës (sigurimi nga zjarri dhe rreziqe të tjera si tërmet, përmbytje, vjedhje etj)
- Sigurimi nga të gjitha rreziqet (All Risk)
- Sigurimi i mallit në transport
- Marinë, aviacion
3- Sigurimi i Përgjegjësisë:
- Civile, profesionale, produkti
- Sigurimin e garancive
- Sigurime inxhinjerike (EAR,CAR,MI)