PALMANOVA nje Resort i investuar nga z.BUJAR DURO & z.LAERT DURO
Ideja dhe qellimi yne, ka qene te shkeputeshim nga trysnia e madhe e ndertimeve te shumta afer njera tjetres ne kryeqytetin tone te Tiranes. Gjithashtu ky resort perben nje shkeputje edhe nga zhurma e perditshme e automjeteve pasi Tirana po ngarkohet gjithnje e me shume dita dites.
Duke studiuar me kujdes te gjitha periferite e kryeqytetit, zona me e larmishme mes gjelberimit te malit madheshtor dhe nje lumi te njohur, Berzhita u vendos te jete pikesynimi yne per te ndertuar nje resort ku njerezit te kene mundesine te relaksohen ne ambientet tona, duke u shkeputur per disa ore nga stresi i tepert qe i kaplon cdo dite.
Realizmi i ketij resorti ka perfunduar pas 3 vjet pune te madhe dhe serioze, pasi cdo gje eshte detajuar dhe skalitur nga dora e njeriut per t'i ofruar klienteve tane nje objekt te vecante artistik. Ne zgjodhem ta quajme PALMA NOVA RESORT pasi Berzhita permban gjithcka nga bukuria natyrore, dhurate e cila vjen vetem nga Zoti. Por krahas bukurise natyrore ne vume re se palmat mungonin ne kete zone. Palma eshte nje peme e cila te jep energji fantazi dhe shpreh ne nje fare menyre paqe. Per kete arsye, kemi mbjelle nje seri palmash brenda dhe jashte ambjenteve tona per ti dhene akoma me shume harmoni dhe ngjyra relaksuese resortit tone.
Pra ejani tek ne, sepse tek ne do te gjeni qetesi, harmoni dhe paqe.
PALMANOVA RESORT
Lehte per tu gjetur, veshtire per tu harruar..