Alb Tiefbau shpk u krijua në vitin 1994 në Shkodër ku vazhdon të ushtrojë aktivitetet e saj kryesore. Alb Tiefbau shpk është një kompani ndërtimi e specializuar në punime gërmimi, ndërtime civile dhe industriale, rikonstruksion rruge, autostrada, mbikalime, hekurudha, punime nëntokësore, ura e vepra arti, punime në diga, hidrocentrale, punime topogjeodezike, prodhim asfalti, betoni dhe inerte.
Kompania zotëron një kantier ndërtimi prej 200,000 m2 gjithpërfshires me të gjitha impiantet, makineritë dhe paisjet e nevojshme për zhvillimin e një aktiviteti cilësor dhe të teknologjive të fundit. Ndërtimi i një kapanoni në shërbim të oficinës së makinerive, parkingu dhe zyrat e bëjnë kantierin tonë të pozicionohet në kantiere ndërtimi me nivele ndërkombetare.
Kompania Alb Tiefbau shpk investon fitimet e saj në zgjerimin e numrit të impianteve dhe makinerive me qëllim realizimin e kërkesave dhe projekteve të klientëve. Ndër ta mund te përmendim impiantin e asfalto-betonit me një kapacitet prej 160 ton asfalt/ore, impiantin e thyerjes së inerteve, makineri për shtrim asfalti , rrula, fadroma, eskavatorë dhe shume makineri të tjera të markave dhe teknologjive bashkëkohore.
Produktet e prodhuara nga Alb Tiefbau sh.p.k. janë: Konglomerat , Binder, Tapet, Beton i të gjitha markave, Inerte të lara e të thyera për prodhim betoni e asfalti, Elemente të ndryshme parafabrikat betoni si tuba të dimensioneve të ndryshme, trarë deri në L=24m, New Jersey, etj.