Delia Group është kompania e katërt e liçensuar në Shqipëri. Është themeluar në vitin 1992 si një kompani e vogël ndërtimi që operonte kryesisht në Pukë, një qytet i vogël në Shqipërinë veriore. Që prej fillimeve të saj modeste, Delia Group ka ndryshuar dhe është kthyer në një nga kompanite udheheqese dhe pararoje në fushën e ndërtimit në Shqipëri.
Kompania drejtohet nga Z. Viktor Delia që është edhe themeluesi i saj. Delia Group e ka selinë e saj në Tiranë dhe zyra në Prishtinë. Veprimtaria e saj fokusohet kryesisht në infrastrukturën rrugore dhe atë civile. Në projektet e shumta të kompanise përfshihen ndërtime të rrugëve rurale dhe kombetare, ndërtim klinikash, shkollash dhe apartamentesh banimi si dhe sisteme ujësjellësish dhe kanalizimesh.
Kompania ka qënë pjesëmarrëse dhe fituese e një sërë tenderash kombëtarë dhe ndërkombëtarë për ndërtimin e objekteve të ndryshëm të financuara nga qeveria e vendit, Banka Botërore, Banka Europiane, BERZH si dhe investitorë të ndryshëm të huaj e vendas.
Që prej krijimit të saj Delia Group është fuqizuar në mënyrë domethënëse dhe e ka zgjeruar veprimtarinë e saj në Shqipëri dhe në tregun e Kosovës sikurse tregohet nga rritja e xhiros vjetore gjatë këtyre viteve. Delia Group ka marrë pjesë në Samitin e Cilësisë Nju Jork 2002 dhe është vlerësuar për cilësinë e lartë me certifikatën “Gold Award For Excellence And Business Prestige†(Cmimi i Artë për Përsosmëri dhe Prestigj në Biznes). Hapi tjetër i rëndësishëm i Delia Group ka qënë përfshirja e saj në Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë – ISO 9001:2008 në shkurt të vitit 2009 rinovimi i saj Maj 2012.