Mirësevini në RM Group!
Shoqëria “R.M GROUP†është krijuar në fillim të vitit 1996 nga Rahmi Mulla.
Që në fillimet e saj R.M GROUP fillon aktivitetin e saj me produkte ushqimore që kryesisht importohen nga Turqia.
Në fillimet e saj shoqëria e ka përqendruar aktivitetin me kompaninë Turke Simsek Biskuvi. Duke parë kërkesat e tregut për një linjë më të gjerë produktesh, suksesi i shoqërisë mundësoi marrjen e distribucioneve të disa firmave prestigjoze turke si: SARAY BISKUVI, ELVAN GIDA, SAADET GIDA, AKAS LOLIPOP etj...
Në 2006 u krijua “A&M†sh.p.k e cila zotëron patentat dhe markat e disa produkteve, ndër më të njohurat, bombulat e gazit ELRA GAZ si dhe disifektantet H10.
Këto produkte zunë një vend të rëndësishëm në tregun shqiptar si dhe arritën të ekportohen në disa vende të ballkanit. Elra gaz zotëron 75% të tregut dhe H.10 65 %.
Në vitin 2008 u krijua “ELISA SA†duke parë kërkesën e lartë të tregut për mallrat e konsumit të përditshëm si çokollata, gofreta, karamele etj.ELISA SA realizoi marrëveshje me dy firma importues Turke. Suksesi i ELISA SA mundësoi marrjen e statusit për distribucionin e disa firmave të mirënjohura Turke.Po në 2008 u krijua JULIA SA dhe SARA SA, duke u mbështetur tek suksesi dhe tek eksperienca në fushën e ushqime të ëmbla.JULIA SA dhe SARA SA morën distribucionin e ANL GIDA Turqi, e cila merret me prodhimin e surprizave të ndryshme për fëmijë. Këto produkte shpërndahen në të gjithë territorin e Shqipërisë.Në Gusht të vitit 2009 u krijua JUNA SA SHPK, e cila merret me importin e produkteve kozmetike të markave më të njohura ne treg.