Fillimisht drejtimi kryesor i saj ishte prodhimi i dyerve te brendeshme me nje numer te kufizuar modelesh.
Me nje perkushtim maksimal ne drejtim te cilesise dhe sherbimit ndaj klienteve si dhe me rritjen e kapitaleve pas vitit 1996 firma e zgjeroi aktivitetin e saj duke bere te mundur rritjen e financimeve ne drejtim te makinerive dhe te zgjerimit te biznesit qe solli edhe rritjen e numrit te modeleve te prodhuara si dhe shtrirje ne qytetet Durres e Tirane.
Gjate kesaj periudhe pjese e biznesit te vellezerve Bicaku ishte edhe prodhimi mobiljeve , kuzhinave si dhe vetem prodhime te kanatave, modeluar nga specialistet e firmes.
Ne vitin 2003 vellezerit Bicaku themelojne "Bicaku sh.p.k"si person juridik duke ju pergjigjur standarteve dhe zhvillimeve te reja te tregut.
Kapitali i teknik dhe teknologjik rritet shume here, investimet e reja krijojne kushte per zgjerim te metejshem te aktivitetit dhe produktet e tyre shtrihen ne gjithe Shqiperine duke ofruar jo vetem dyer dhe kanata por edhe elemente te tyre si kapake, fashatura, kasa, panele per dyer te blinduara etj.
Qe nga viti 2006 firma "Bicaku"ka certifikaten ISO 9001-2008 te Komunitetit Europian per produktet e saj, cilesi kjo qe i ka bere produktet e firmes te konkurojne denjesisht edhe ne tregun e huaj ku ato kane shtrirje si ne Kosove, Mali i zi e Maqedoni.
Firmat me prestigjoze te ndertimit si dhe mobilerite prodhuese me ne ze zgjedhin si partnere "Bicaku sh.p.k"si furnitor serioze dhe korrekte ne maredhenie biznesi.