Rreth Nesh
SuperNet është themeluar në vitin 2014 si mundesi për të ardhur në ndihmë biznesit duke e promovuar atë. SuperNet ofron mundësin e shitjeve dhe blerjeve e Apartamenteve, e telefonave, e makinave etj.
| Telefon: | 042238327 0692044066 0692092566 |
| Vendndodhja: | Tirana |
| Adresa e Plote: | Kthesa e Kamzes, Prane mbikalimit tek Casa- Italia |
| web: | http://www.alb-eraldo.com |
| Email: | alberaldo@hotmail.com |
| Rrjete Sociale: | https://www.facebook.com/pages/ALB-Eraldo-shpk/344903062251313 |
| Pershkrimi: | Ndertimi me dru eshte shume me teper se c’duket… Ne 2-3 vitet e fundit, vihet re nje tendence e ndertimeve me dru, si, veranda , cati, shtepi dhe lokale druri. Kjo ka ardhur si rezultat i levizjes se lire te njerezve neper Europe dhe i eksperiences qe emigrantet sjellin nga puna e tyre ne kete fushe, ne vende te ndryshme si: Greqi, Itali, Austri etj. Vete natyra e vendit tone eshte tejet e favorshme per ndertimet me dru ne hapesirat kodrinore, malore dhe ne bregdetin tone Adriatik dhe Jon. Ndertimi me dru, cfaredo lloj projekti qofte, mund te realizohet ne nje kohe shume me te shkurter se sa ndertimi me beton. Nese betoni kerkon muaj dhe vite, ndertimi me dru kerkon ore, dite dhe maksimumi pak jave. Shtepite dhe lokalet prej druri jane te shendetshme. Druri eshte antialergjik fale vetive elektrostatike qe ai ka. Druri nuk eshte percjelles elektriciteti apo terheqes i pluhurit. Eshte tejcues shume i mire i te ftohtit dhe i te nxehtit, teper i pershtatshem per temperaturat e vendit tone qe s’jane as shume te larta dhe as shume te uleta. I trajtuar me bojerat e duhura, druri nuk mban lageshtire. Muret e drurit e rregullojne vete lageshtiren brenda shtepise, pa qene nevoja e vendosjes se aparaturave perkatese. Muret e drurit e thithin lageshtiren kur ajo eshte prezente dhe e leshojne ate, kur ajri eshte i thate. Duhet thene se akoma ka shume skeptike per ndertimet me dru: E para per faktin se te paret tane, akoma edhe ne,ende ndertojme shtepi te gdhendura me gure e beton 100-200-300 e me shume vjecare. Ndersa, ndertimet me dru per nga jetegjatesia shkojne ne funksion te cilesise se drurit qe zgjidhet dhe perdorimit te mjeteve hidroizoluese qe perdoren gjate ndertimit. Frika nga zjarri eshte nje arsye tjeter e frenimit te ndertimit me dru. … Nje mikut tim, kur me tha se duhej te ndertonte 6 vila me dru, por qe t’i lyente me nje lende qe te mos digjen, ju pergjigja: - Do i lyejme me “gjene†qe e vonon djegien, por, akoma nuk eshte shpikur lenda qe e parandalon totalisht zjarrin. Cdo gje digjet, cdo metal shkrin, pavaresisht se ne c’pike shkrin… Edhe ndertimi me beton digjet po njesoj dhe mbase me shpejt se ndertimi me dru. Gjithcka ruhet nga kujdesi apo masat parandaluese. Vetem forcat madhore nuk parandalohen! Ne u bejme apel biznesmeneve te Shqiperise qe nuk reshtin se ndertuari me beton, te kthejne syte nga ndertimet me dru pasi, ato jane me kosto me te ulet, me te bukura, me eficente. P.sh nje maje kodre ne Sauk, Kashar apo Vore do te donte vetem 100 mije euro per tu kthyer atraktive me nje lokal druri, kende lojerash per femije, stola pushimi etj, dhe do te ndertohej per 30 dite, nderkohe, as me 1 mln euro dhe 1 vit kohe ndertimi nuk do te arrihej te behej me beton! Ne s’kemi pse themi t’i’a nderrojme pamjen ketij vendi te mrekullueshem qe quhet Shqiperi! Ne vetem duhet ta ruajme ate! Kete e bejme vetem duke ndertuar me dru… E sa e sa vende te bukura ka Shqiperia te pershtatshme per ndertimet me dru; Thethi, Razma, Shiroka ku sic tha nje turist austriak: “Eshte i vetmi vend ku jam ngjitur ne maje te malit dhe i jap doren detit, lumit dhe liqenitâ€â€¦ ishte mbi Tarabosh. Kune, Rera e Hedhur, gjithe Shengjini, Tale, Valbona, Lura, Pogradeci, Kodrat e Saukut, te Kasharit dhe Vores, Voskopoje, Dardhe, Kanionet e Skraparit, Uleza, gjithe bregdeti Adriatik dhe Jon. Eshte e pafalshme qe ne muajt Korrik dhe Gusht ne Dhermi ka nevoje per mijera e mijera dhoma pushimi nderkohe qe biznesmenet e zones, dhe jo vetem, vazhdojne ndertimet me beton. Vetem ALB-ERALDO brenda 1 viti mund te prodhoje dhe te hedhe ne treg mbi njemije dhoma plazhi me dru. Mbetet per tu pare politika e rilindjes per bregdetin… Mund te shkruaj pa fund per drurin pasi ai eshte pasioni im, por, po e mbyll ashtu sic e nisa duke qene gjithnje e me i bindur se: Ndertimi me dru eshte shume me teper se c’duket….. Le te vazhdojme… ALB – ERALDO Web: www.alb-eraldo.com e-mail: alb-eraldo@hotmail.com adresa: *** Vore, perballe Doganes se Tiranes *** Tirane, Kthesa e Kamzes, prane Casa Italia |
| Kategoria: | NDERTIM & AGJENSI IMOBILIARE |
| Produkte |
| Njoftime |
© Copyright 2014 by Supernet.al. All Rights reserved. supernet.al@gmail.com
