RE/MAX është sistemi më i suksesshëm franchise në tregun e pasurive të paluajtshme. Që prej themelimit të tij në vitin 1973 në Denver, SHBA, kompania ka rritur prezencën e saj dhe biznesin në mënyrë të vazhdueshme. Sot rrjeti i zyrave imobiliare numëron mbi 90,000 Partner Shitje të cilët operojnë në mbi 80 shtete të botës duke u bërë kështu e vetmja agjensi që kryen mbi një milion transaksione në vit. RE/MAX është konsideruar si një nga 50 kompanitë që kanë ndryshuar botën dhe vazhdimisht renditet në krye të listës së kompanive më të mira publikuar nga revistat prestigjoze Entepreneur dhe Franchise Times. RE/MAX ofron eksperiencën 38 vjeçare në manaxhimin e transaksioneve imobiliare, standard të lartë shërbimi dhe profesionalizëm në çdo komunitet ku operon.
RE/MAX Albania nisi aktivitetin e saj në 2011 me synimin për të ndërtuar rrjetin më cilësorë të zyrave imobiliare në Shqipëri, nëpërmjet të cilave njerëzit mund të blejnë, shesin apo marrin me qira pronën e tyre ideale. Partnerët e Shitjes RE/MAX do mund t’ju garantojnë nivel të lartë shërbimi dhe korrektësi.