Eco Bicycle Shop ofron një shërbim të plotë të biçikletave në mënyrë profesionale. Dyqani është në qendër të qytetit, shumë pranë Librit Universitar, (tuneli përballë Vesa Center). Në brendësi të tij do të gjeni një ambient mjaft të këndshëm me biçikleta varur kudo, një poster të madh 8 x 2 metra, të një biçiklete dhe natyrës përreth saj, për tu ndjerë më afër natyrës. Biçikletat e Eco Bicycle Shop dhe pse shumica janë të përdorura janë të cilësisë shumë të mirë dhe për çdo rast nëse duhet shërbim skuadra e teknikëve ofron një servis të plotë dhe këshilla për ta mirëmbajtur biçikletën tuaj. Cilësia dhe kujdesi për biçikletat është pasioni i skuadrës Eco Bicycle Shop
Ndër nismat kryesore të Eco Bicycle Shop është nxitja e turizmit me biçikleta, pjesë e eko-turizmit sportiv dhe aventurë. Kjo gjë do të realziohet së shpejti me ofrimin e guidave dhe infrastrukturës mbështetëse në realizimin e këtyre udhëtimeve kaq interesante.
Skuadra Eco Bicycle njëkohësisht po përgatitet për Projektin “Bike Greenâ€, i cili synon të prezantojë direkt në komunitetet e Tiranës avantazhet dhe të mirat e përdorimit të biçikletës duke angazhuar qindra të rinj vullnetarë në informimin dhe në organizimin e udhëtimeve me biçikleta në lagjet e Tiranës. Në këtë mënyrë ne shpresojmë të zgjerojmë komunitetin që përdorin biçikletat dhe të ulim përdorimin e makinave.