Të nderuar pacientë(e),
Mirësevini në klinikën tonë ku mjekë me përvojë të gjatë pune dhe të specializuar brenda dhe jashtë vendit ju ofrojnë shërbimet:
Diagnostikim
Terapi
Ortopedi
Kirurgji
Ortodonti
Implantologji
Parodontologji
Estetikë dentare
Si dhe: Profesionalizëm + cilësi + kushte moderne + çmime konkuruese
Materialet e përdorura për mjekimin tuaj janë të firmave më të njohura gjermane, amerikane, italiane e franceze.
Steriliteti është një nga prioritetet tona kryesore!
SI T’JU SHËRBEJMË MË MIRË?
Për t’u shërbyer më mirë dhe për të patur kushte sa më të mira mjekimi do ju luteshim të keni parasysh sa më poshtë:
Prisni në dhomën e pritjes derisa ne t'ju thërrasim! (Kjo vlen edhe për shoqëruesit e pacientëve.)
Në rast urgjence ju lutemi të trokisni! Ne do t'ju asistojmë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Pacientët me moshë nën 14 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit ose ndonjë person tjetër i rritur.
Pagesa për shërbimet e kryera bëhet pas çdo seance trajtimi, sipas listës së çmimeve që ndodhet bashkëngjitur.
Për çdo paqartësi ose informacione të mëtejshme ne jemi në dispozicionin tuaj
.
Faleminderit për mirëkuptimin