SANITERMIKA sh.p.k. ushtron aktivitetin e saj me objekt ekzekutimin e instalimeve te impianteve teknologjike duke perfshire si instalime mekanike ashtu edhe ato elektrike per aplikime civile apo industriale:
- Impiante kondicionimi, ngrohje dhe ventilimi;
- Impiante kondicionimi per ambiente sterile (salla operacioni, terapie intensive);
- Centrale termike dhe frigoriferike;
- Impiante hidrosanitare;
- Impiante per shperndarjen, kontrollin e fluideve dhe per procese industriale;
- Impiante per mbrojtjen nga zjarri;
- Impiante per trajtimin e ujit;
- Impiante te gazeve mjekesore;
- Impiante elektrike TM dhe TU;
- Impiante speciale: LAN & telefoni, alarme zjarri, CCTV, TV/SAT, impiante elektroakustike (fonie), impiante per kontrollin e hyrjeve, etj;
- Sisteme rregullimi, kontrolli dhe automatizimi te integruara (BMS).
Tipar dallues i strategjise sone te biznesit eshte rritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona, ekspertizes teknike, zgjidhjet profesionale dhe inovative, cilesia e produkteve dhe mbeshtetja e plote per klientet tane duke ofruar nje game te plote sherbimesh dhe zgjidhje me celesa ne dore ku perfshihen:
- Projektimi dhe inxhinieringu;
- Furnizim me materiale dhe pajisje;
- Instalimi;
- Start-up, mirembajtje dhe suport pas shitjes;
Duke qene nje nga kompanite me aktive ne tregun shqiptar ne kemi ekzekutuar projekte te rendesishme si per nga volumi i punimeve ashtu edhe nga kompleksiteti tekniko –inxhinierik, standartet dhe cilesia. Klientet tane jane investitore shqiptare dhe te huaj, ndersa gama e veprave te realizuara perfshin objekte civile, residenca, spitale, hotele, qendra biznesi deri tek objektet dhe impiantet industriale.
Produktet dhe pajisjet qe ne perdorim jane te markave prestigjoze, produkte te certifikuara CE, te pademshme per ambientin, me eficence te larte dhe kosto operimi te reduktuara.