Profesion Klima sh.p.k, e themeluar në Nentor 2000, është një kompani lider në projektimin, instalimin, kontrollin dhe menaxhimin automatik të sistemeve të ajrit të kondicionuar, ngrohjes, kundërzjarrit, elektrike, hidraulike si dhe të sigurisë. Duke realizuar të gjithë teknollogjinë e ndërtesës All in ONE, ne sigurojmë konfortin, sigurinë dhe produktivitetin maksimal të cdo ambienti. Avantazhi ynë është projektimi dhe instalimi i të gjtha sistemeve ALL in ONE, sipas standardeve ndërkombetare, me eficence të plotë energjitike dhe ekologjike si dhe kontrolli i automatizuar i tyre në funksion të menaxhimit . E specializuar në Qendra Biznesi, Banka, Hotele, Restorante, Qendra Tregtare, Spitale, Fshatra Turistike, Shkolla dhe Universitete, siguron përformancën bazuar në zgjidhje mbi një formulë të pakonkurueshme, e cila bën të mundur shlyrjen e investimit nëpërmjet kursimit energjitik. Specialistet tanë formulojnë, projektojnë dhe instalojnë zgjidhje UNIKE , të cilat arrijnë të zvogëlojnë shpenzimet operative nëpërmjet kursimit energjitik dhe menaxhimit të automatizuar të të gjitha sistemeve All IN ONE. Ofron shërbime të konsulencës për cdo projekt apo sistem të ajrit të kondicionuar, ngrohjes, elektrike, hidraulike apo të sigurisë, për përputhshmerinë e tij me standartet europiane dhe nivelin e kursimit energjitik duke ju rekomanduar sistemin më të mirë të mundshëm konform nevojave dhe buxhetit të përcaktuar. Të gjtha produktet, teknologjitë apo zgjidhjet tona janë të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare të cilësisë. Partnerët tanë janë; Trane, Siemens, Hitachi, Wilo, Comap, Viessmann, të gjithë lider në fushën e teknollogjisë, produkteve dhe sistemeve të sipërpërmendura. Bëhuni pjesë e filozofisë sonë: Të kontribojmë në zhvillimin e shoqërisë duke dhënë zgjidhje, projektuar dhe instaluar sisteme me eficencë të lartë energjitike dhe ekologjike.