AL NOBEL - Rreth kompanise 2001 viti që ne kemi filluar
Kompania jonë u themelua në vitin 2001 me qëllim tregtimin e sistemeve ngrohje- ftohje gjithashtu dhe paneleve diellore. Kompania në fillimet e veta në treg është prezantuarsi biznes i vogël me emrin Teknikon dhe në vitin 2007 zgjeroi aktivitetin e saj duke u klasifikuar në bizneset VIP në vend.
Që nga ky vit kompania operon në treg me emrin e saj të ri AL-NOBEL me seli në Tiranë.
Potenciali njerëzor i kompanisë.
Kompania jonë ka filluar aktivitetin e saj me nje staf prej 6 personash dhe sot ajo numëron rreth 20 te punesuar ku përfshihen administrata dhe grupet teknike. Sot kompania është e ndarë në dy ambiente, një ambient shitjeje si dhe një ambient ekspozitë dhe magazinim.
Tregtojmë.
Kompania AL-NOBEL tregton të gjithë gamën e sistemeve të ngrohjes si: kaldaja me gaz dhe naftë të të gjitha fuqive; tubacionet e impianteve si: tuba bakri, çeliku, aluminidhe plastikë; rakorderi për të gjitha llojet e tubave; një gamë të gjerë radiatorësh:alumini, çeliku, gize dhe radiatorë të ndryshëm dekorativë; sisteme ftohje ngrohje me chiller dhe fancoil; kondicionerë të të gjitha fuqive; split, dollape, qendrorë dhe tubacionet
dhe aksesorët e instalimit të tyre; panele diellore për ujë sanitar.
Bolierë për sisteme qëndrore nga 200-2000 litra, bolierë elektrik nga 10-120 litra, oxhak për sisteme ngrohje
dhe shumë materiale të tjera.
Eksperienca teknike.
Rruga e kompanisë tonë po përparon shumë shpejt drejt vizionit tonë dhe qëllimit final:arritja e aftësive profesionale falë bashkëpunimit me kompani prestigjoze në Greqi, Itali,Gjermani.
Stafi ynë teknik ka zhvilluar kurse teknike për të qenë kurdoherë të gatshëm në nevojat e tregut.
Pozicioni ynë sot.
Sot ne gjendemi në brezin e parë duke mbajtur një pozicion të rëndësishem në tregun vendas.
Prezenca jonë në treg mbështetet nga një rrjet i gjerë përfaqësuesish në gjithë Shqipërinë.
2011
Bashkë me mbështetjen dhe vlerësimin tuaj ne vazhdojmë në qëllimet tona të cilat janë
cilësia, garancia dhe shërbimi ndaj klientit.