KLIMATEKNIKA SHPK është një kompani tregtare-teknike private me 100% kapital shqiptar, e themeluar në vitin 2000. Eksperienca dhe gama gjere e produkteve që ajo importon dhe instalon, e prezantojnë sot si një kompani të besueshme dhe konkuruese në fushën e kondicionimit të ajrit. Tërheqja e teknologjisë më të avancuar dhe aplikimi i saj nga një staf tekniko- inxhinjerik i kualifikuar dhe me eksperiencë, i jep mundësinë të ofrojë në tregun shqiptar e më gjerë, sistemet më të avancuara të kondicionimit të ajrit, ngrohjes, ventilimit dhe prodhimin e aksesorëve të montimit. Klimateknika është distributore zyrtare për Shqipërinë e kompanisë Japoneze GENERAL , një emër i mirënjohur dhe lider në fushën e sistemeve të kondicionimit të ajrit për mjediset familjare, të punës dhe biznesit. Gjithashtu Klimateknika është distributor i produkteve IDEACLIMA dhe CASALS.