I njohur në mbarë botën, Mitsubishi është një lider global me një shumëllojshmëri produktesh dhe shërbimesh. Mitsubishi Electric u themelua në vitin 1921 si një degë e grupit Mitsubishi (1870), i cili në atë kohë ndërtonte kryesisht anije. Mitsubishi Electric, shumë shpejt u pozicionua në krye të industrisë së ngrohjes dhe ftohjes, pozicion të cilin e gëzon edhe sot.
Gjatë këtyre 90 viteve, Mitsubishi Electric është bërë një prodhues global i pajisjeve shtëpiake, sistemeve të mbrojtjes, elektronikës, teknologjisë së aeronautikës, kompjuterave, ashensorëve, telekomunikacionit, pompave të ngrohjes, kondicionimit të ajrit dhe sistemeve të ventilimit.
Nga 1980 deri më sot, ritmi me të cilin Mitsubishi Electric ka prezantuar dhe rafinuar teknologjinë dhe produktet në dobi të shoqërisë, industrisë dhe individëve ka qënë i habitshëm. Sot Mitsubishi Electric është një gjigant global, me aktivitet në 35 shtete, më shumë se 100 000 të punësuar dhe shitje të konsoliduara neto më shumë se $32 miliarde në vit.