Per menyren e perhapjes se kafese neper bote, me kalimin e shekujve, jane treguar histori te ndryshme, por ajo qe mendohet si fillesa e zbulimit te kafese eshte historia e bariut dhe dhenve te tij. Keto te fundit kur konsumonin disa kokrra te kuqe ne formen e qershive, ishin shume aktive, veprim i cili terhoqi vemendjen dhe kuriozitetin e bariut per te provuar keto kokrra cudiberese, te cilat ne shume pak kohe u bene mjaft te njohura per efektet e tyre.
Per shekuj me rradhe, ne Etiopi, kokrrat e kafese jane konsumuar te papjekura.
Arabet qene te paret qe zuluan si te zienin kokrrat e kafese me uje. Por kokrrat e pa pjekura nuk i leshonin te gjitha aromat e tyre sepse vetem gjate procesit te pjekjes ndodhin reaksione kimike prej te cilave krijohen nje sere substancash aromatike, karakteristike per kafene e pjekur.
Mendohet se metoda e pjekjes se kafese te jete shpikur aty rreth shekullit te 14 dhe ne Turqi gjeti perhapje te gjere rreth 1450, vit ne te cilin daton dhe realizimi i kafese se pare turke.
Nje risi bashkohore, i gjen rrenjet ne vitin 1822, kur u pregatit dhe kafeja e pare ekspres, e pregatitur nga nje makine ekspres e krijuar ne France. Italianet qene te paret qe e perpunuan dhe e persosen ate.