Shoqëria TTA-Alba-Lam shpk ushtron veprimtarinë e saj në Tiranë që nga viti 1993. Ajo ka filluar aktivitetin e saj si një ndërmarrje e vogël për konstuksionet mekanike. Në vitin 1999 ajo zhvillon gamën e shërbimeve të veta edhe në Kosovë. Për tre vite me radhë shoqëria ka kryer aty shërbimin e pastrimit(tërheqjen e mbeturinave, pastrimi i ëC-ve kimike si dhe mirëmbajtjen e të gjithë rrjeteve të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe të bardha) pranë kampeve të ushtrisë së Natos në të gjithë territorin e Kosovës. Në vitin 2003 shoqëria fillon aktivitetin edhe në fushën e ndërtimit dhe rikonstruksionit të godinave sociale. Prej vitit 2005 është një ndër ndërmarrjet më të fuqishme, partnere e Bashkisë së Tiranës për pastrimin e qytetit. Në vitin 2007, TTA-Alba-Lam punon për kompaninë Bechtel-Enka në shërbimet e higjenes si dhe në ngritjen e kampeve (zyra, fjetore, menca etj) në Rreps e Kukës në segmentin e rrugës Milot-Morinë.