Shumë pranë Sarandës, në zonën e njohur si fshati turistik i Borshit, ndodhet Blue Days Hotel. Atje është vendi më i mirë për pak qetësi në Rivierën Shqiptare, e nisur fillimisht si nje piceri para 10 vitesh. Dhomat e hotelit janë të mirë mobiluara me kondicioner, tharëse flokësh, tualet, dush dhe produktet e dushit, mini bar, kabllor, internet wireless, etj. Ndërkohë që mund të zhvilloni një lojë në fushat e sporteve, fëmijët tuaj mund të luajnë në këndin e lojërave për fëmijë. Për ju është i disponueshëm gjithashtu edhe plazhi i mrekullueshëm privat, një shezllon për ju e gjithashtu edhe një motor uji është i disponueshëm për ju. Përvec komoditeteve në dhomë dhe kohës së kënaqësisë, ju mund të shijoni pak kohë në një nga 3 baret ose mund të provoni shijen e pakrahasueshme të ushqimit në një nga dy restorantet, ku gjithashtu mund te shijoni edhe profesionalizmin e picerise me nje tradite 10 vjecare. Stafi profesional nga kryeqyteti eshte ne sherbimin tuaj ne cdo kohe ne kete hotel qe eshte nisma e pare turistike ne zone. Ju do të përjetoni ditët tuaja blu të relaksit vetëm në Blue Days Hotel.