Zanafilla e Hotel Diplomat daton në vitin 1993. Historia e suksesshme e tij u zhvillua së bashku me historinë e një familje të suksesshme. Në fund të dekadës së tij të parë, Diplomati u bë mjaft popullor, një nga hotelet më të rekomanduar por më e rëndësishmja, i pari hotel në pronësi shqiptare dhe sot, ai renditet ndër hotelet lider në Tiranë.
Diplomati është vendi ku stili, emocionet, kreativiteti dhe përsosmëria takojnë të bukurën dhe mikpritjen.
Brenda 11 viteve zgjeroi përvojat e tij nga një tjetër emër, Hotel Diplomat Fashion i cili, është i pari Boutique Hotel në Tiranë hapur më, 18 qershor 2004.
Hotel Diplomat Fashion lindi nga dëshira e Zonjës Mirjana dhe eksperienca e maturuar e arkitektit të mirënjohur italian Massimo Broglio, për të krijuar në qytetin e Tiranës një hotel me karakteristikat elegante të hoteleve në kryeqytetet e modës: New York, Milano dhe Paris.