Hotel “Prestigeâ€, 1 km larg qendrës së Tiranës, është i vetmi oaz i gjelbëruar për ju që doni të pushoni pas një dite të lodhshme pune apo udhëtimi të gjatë. Do të kuptoni që i keni shpëtuar rutinës, sapo të lini shkollën “Harry Fultz†në rrugën “Panorama†dhe të gjendeni përpara kompleksit me kuzhinë italiane, piceri dhe beer garden. Llojet e ndryshme të mermerit, parketet e drurit, mobiljet italiane, krijojnë një ambient origjinal luksi në hotel ku ndërthuret klasikja me modernen. “Prestige†ofron 20 dhoma të mobiluara me shije të hollë dhe finesë: standarte (dopjo, teke), superiore, treshe, suitë dhe apartament familjar. Të gjitha të pajisura me ajër të kondicionuar, televizor LCD 32" , minibar, telefon, kasaforta, lavanderi, shërbim interneti dhe tavolinë pune. Mëngjesi, i përfshirë në çmim, shërbehet tek lounge-bar, një ambient i ngrohtë dhe qetësues në katin e fundit të hotelit. Tek Lobby Bar, në katin e parë, shijohet kafeja.