Boutique Hotel & Restaurant "Patricia" nuk është një hotel tradicional. Ky hotel është konceptuar në stilin e një biznesi familjar që ndërthur eksperiencën ndërkombëtare dhe atë tradicionale të Adit, dhe stafit të tij.
Ju do të gjeni profesionalizëm dhe ngrohtësinë e duhur. Hoteli është përshtatur me një stil eklektik, në vilën ku ka jetuar dhe punuar historiani i shquar Aleks Buda.