Bujtina e Gjelit, u ideua dhe ndërtua në vitin 1994 nga një familje e lidhur ngushtë me artin dhe vlerat tradicionale shqiptare. Cati me tjegulla, punime të hekurit, gurit dhe drurit, te kryera me detaje në mënyrë artizanale nga duart e mjeshtrave shqiptare, kostume folklorike si dhe ambienti shtepiak, janë disa nga gjërat që e bëjnë atë edhe më të vecantë në llojin e saj.Prej vitesh jemi përpjekur të përcjellim me besnikëri të plotë tek klientët tanë, vlerat arkitektonike dhe kulinare të traditës shqiptare e ballkanike.