Kompania u krijua ne vitin 1994 me nje vizjon te qarte dhe me qellimin e futjes ne tregun shqiptar te cilesise dhe teknologjise bashkohore Europiane dhe brenda nje kohe te shkurter arriti te behet lider ne fushen e Hidro- Termo Izolimit.
Bashkepunimi me partneret tane, prodhuesit me te medhenj te Evropes ne fushat perkatese na ka mundesuar qe gama e produkteve qe i ofrojme tregut shqiptar te jete e plote dhe ne funksion te problematikave te klienteve tane.
Cilesia e produkteve tona garantohet nga partneret tane qe jane lidere ne fushen e materialeve hidroizoluese, izolimit akustik, termoizoluese, te bojrave restauruese dhe aditiveve specifik.
Motoja jone eshte ti sherbejme klientit me cilesi, profesionalizem dhe ne funksion te zgjidhjes se problemit te tij duke perdorur teknologjine me bashkohore.