Shoqëria My home sh.p.k. e themeluar në vitin 1996, operon në tregun shqiptar dhe evropian duke ofruar cilësi dhe komoditet në fushën e mobilimit të ambienteve familiare dhe publike.
Përvoja e gjatë dhe përkushtimi i stafit tonë, i përbërë nga inxhinierë, arkitektë, teknikë specialistë, e kanë renditur kompaninë tonë në një ndër subjektet me prestigjioze të profilit tonë.
Makineritë e teknologjisë më të lartë kanë mundësuar dorëzimin në kohë rekord të projekteve te klientët tanë, si dhe krijimin e një galerie të pasur prej 9.000 m2, ndër më të mëdhatë në Shqipëri, brenda se cilës çdo produkt i ekspozuar reflekton cilësi, komoditet dhe elegancë.