ELTUB Sh.p.k. është një shoqëri private e themeluar në vitin 2001. Ajo është 100% në pronësi të shoqërisë GSA Sh.p.k. (Grupi i Sistemeve Automatike).
Shoqëria prodhon tubo çeliku me saldim gjatësor dhe fletë llamarine të formave dhe përmasave të ndryshme.
Selia dhe fabrika ndodhen në Elbasan, në mes të Shqipërisë. Makineritë prodhuese jane të instaluara në një sipërfaqe të mbuluar prej 5,000 metër katrorë, në një zonë industriale të cilës i shërben një infrastrukturë e fuqishme.
Shoqëria ka edhe zyrën në Tiranë, ku një staf i specializuar merret me blerjen e lëndës së parë dhe me shitjen e produkteve.
Qëllimi i ELTUB Sh.p.k është të jetë partner biznesi i besueshëm për të tretët. Për këtë arsye shoqëria punëson staf të kualifikuar në sektorët e prodhimit, menaxhimit të cilësisë, financës dhe të shërbimit ndaj klientëve.