Aktiviteti i saj ka filluar në 1994 me seli në qytetin e Pukës. Gjoka Konstruksion sh.a në fillimet e saj ka realizuar objekte me vlerë të vogël, duke marrë parasysh edhe vështirësitë e asaj kohe.
Me kalimin e viteve kjo kompani e vogël por e vendosur fitoi eksperiencë duke marrë përsipër projekte të ndryshme të infrastrukturës në sektorin civil dhe industrial.E gjitha kjo, duke shtuar fuqinë puntore, parkun e mjeteve teknologjike dhe transportuese, kapacitetet ndërtuese dhe duke rritur cilësinë e punimeve në cdo sektor. Gjoka Konstruksion ofron per klientet e saj rindërtimin e rrugëve ,autostradave, urave ,ujesjelles.