Kompania Pappas Ashensor ka si objekt të veprimtarisë së saj sistemet e transportit horizontal dhe vertikal në ndërtesa me ashensorë hidraulike ose mekanike, me ose pa sallë makinerie, shkallë lëvizëse, ashensorë makinash, ngarkesash, për persona me aftësi të kufizuara. Gama e shërbimeve të Pappas ashensor është e gjerë duke filluar nga studimi, projektimi, ndërtimi, instalimi, mirëmbajtja, mbështetja teknike, riparimi dhe përmirësimi – modernizimi i ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse.