Firma 'MAXI' e formuar prej 15 vjetësh e ushtron aktivitetin e saj prodhues, përpunues dhe komercial mbi truallin dhe godinat në pronësi 100% pronë e saj, duke qënë prezente në tregun specifik që prej vitit 1993.
Në të përpunohen mermere,travertina në formë blloku të sjella nga tre kontinente - Azia, Afrika e Europa.Prej më se 5 vjetësh firma 'MAXI' përpunon dhe tregton me sukses mermere dhe gurë dekorativ me origjine vendase, si mermerin e Lezhës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës e Vlorës si dhe gurin dekorativ të Beratit, Himarës, Dropullit e Sarandës.