Vinipharma është një kompani farmaceutike shqiptare e themeluar në Tiranë, në Shkurt 1994, nga Dr. Farm. Hervin FORA.
Brenda një kohe relativisht të shkurtër dhe falë cilësisë së produkteve dhe përqasjeve dinamike të marketingut, kompania ka arritur të krijojë dhe të ruajë marrëdhënie të suksesshme pune me një kategori të gjerë klientësh. Tashmë kompania jonë është krenare sepse ofron për tregun vendas një gamë të pasur produktesh cilësore që i përkasin të gjithë fushave të mëposhtme mjekësore:
Barna dhe pajisje mjekësore,
Shtesa ushqimore dhe produkte herbale (NATURAL FARMA),
Produkte dermokozmetike,
Aparatura mjekësore, dentale dhe instrumenta kirurgjikalë (EUROMED),
Kite, reagent dhe pajisje laboratorike