Helios Gastronomi është sipërmarrja e parë shqiptare që ofron shërbime profesionale në artin e gatimit. Ju na njihni si Helios Catering dhe prej 10 vitesh ju kemi shërbyer në festa, dasma, ditëlindje, evente dhe përurime, duke i shndërruar ato në kujtime të paharrueshme.
Falë besimit tuaj, ne jemi rritur! Tashmë prezantohemi me disa shërbime në fushën e Gastronomisë, Helios Restorant, Helios Catering, Helios Pastiçeri dhe Helios Delivery.