Graphic Line-01 është themeluar në shtator të 2001-shit.
Iniciativa fillestare për hapjen e saj nisi si dëshirë për të plotësuar nevojat e tregut shqiptar mbi produktet grafike, që ishin thuajse të panjohura ato vite e për të cilat nevoja qe tejet e madhe.
Një printer dhe një ploter, që sillnin në kontekstin shqiptar një frymë të re të paraqitjes grafike dhe imazhit, ishin produktet e para me të cilat kjo kompani nisi përpunimin dhe realizimin e ideve të saj, të cilat gjatë këtyre 12 viteve jo vetëm kanë qenë themeluese dinjitoze të një vizioni pozitiv të grafikës shqiptare, por edhe kanë konkuruar denjësisht brenda dhe jashtë tregut në fjalë.