Shtëpia Botuese “Erik†është qendra e kompanisë ERIK. Ajo merret me ideimin e projekteve afatshkurtra dhe afatgjata që janë në qendër të punës së stafit të Erik Botime; shqyrtimin e librave që do të botohen dhe drejtimin e projektit të madh për hartimin e librave shkollorë sipas parametrave të përcaktuara nga MASH. Strudio Grafike “Erik†– Asnjë gjë nuk është e pamundur për ne. Gjithçka realizohet shpejt, me cilësi të lartë dhe brenda parametrave të kërkuar.
Puna jonë konsiston në: skanim dhe përpunim fotosh, faqosje të të gjitha llojeve dhe formave, design të materialeve të ndryshme, ideim dhe krijim logosh, ideim dhe realizim kopertinash, postera, fletëpalosje, reklama, kartëvizita, ftesa dasme, printime bardh e zi dhe me ngjyra etj.Shtypshkronja ERIK ka si qëllim të ofrojë botime sa më cilësore, në përputhje me kërkesat e klientit dhe të tregut. Për ne klienti është i pari. Për të përmbushur këtë mision është investuar në përmirësimin e teknologjisë me makineri bashkëkohore.
Erik Botime merr përsipër edhe shpërndarjen e librave që boton, duke bashkëpunuar ngushtësisht e lidhur kontrata shitjeje me libraritë dhe pikat e tregtimit të librit në të gjithë qytet e qendrat e mëdha të banuara në të gjithë vendin e në Kosovë.