Kemi filluar aktivitetin ne tregun shqiptar dhe rajonal më 17 Shkurt 1994, me kapital 100% shqiptar. Aktivitet ynë është në fushën e transportit dhe logjistikës.Terminali i ynë ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të përshatshëm lidhur me aktivitetin që kryejmë. Ndodhet 5 Km nga Porti i Durrësit, 25 Km nga Aeroporti “Nënë Terezaâ€, dhe në degëzimin e të gjitha magjistraleve rrugore që përshkojnë të gjithë vendin.
Jemi të pranishëm me zyra përfaqësimi edhe në Trieste, Itali, “Diamant-Italia†dhe Prishtinë, Kosovë, “Diamant-Kosovaâ€. Siç dihet Trieste është pikë kyçe e transporteve ndërkombëtare për Evropën dhe e lidhjeve të saj me Shqipërinë dhe rajonin.Si një nga kompanitë lider në Shqipëri, në fushën e transportit dhe logjistikës, dhe me një reputacion shumë të mirë të ndërtuar në vite në tregun vendas dhe rajonal është vlerësuar me tituj te ndryshem te mirënjohur ndërkombëtar si “Gold Star†për Ekselencë në transport, dhënë në Paris.
«DUKE ZGJEDHUR DIAMANTIN SI PARTNERIN TUAJ PËR BIZNESIN, JU KENI ZGJEDHUR SIGURINË DHE SUKSESIN»