Kompania ALBA- ROAD sh.a. është prezente në tregun shqiptar nga qershori i vitit 1996, duke startuar fillimisht me prodhimin e polisterolit EPS me markën IZOTERM®.
Investimi në ketë linjë prodhimi përbënte një risi për kohën sepse polisteroli ishte një material që nuk njihej nga ndërtuesit dhe standardet e ndërtimit ishin të prapambetura. Pozicionimi në treg i IZOTERM® ka qenë dominues si rezultat i investimeve të mëdha në teknologji të reja, inovacionit dhe organizimit.