Shtëpia Botuese “Dudaj†u themelua më 25 janar 2001.
Serioziteti në botime dhe përzgjedhja e kujdesshme e titujve, duke qenë në më të shumtën e herëve në bashkëkohësi edhe me botimet nëpër botë, bënë që shumë shpejt të dallohej dhe të renditej ndër shtëpitë botuese më prestigjioze shqiptare.
Stafi i botimeve “Dudajâ€, i përbërë nga profesionistë, duke vlerësuar si pikë të fortë punën në grup, përpiqet t’i sjellë lexuesit veprat më të rëndësishme botërore, ku përveç përkthimeve cilësore, që bëhen të mundura falë motos “ne zgjedhim më të mirëtâ€, spikasin edhe përkujdesja ndaj tekstit dhe ajo grafike.