Ola 1 Impakt & Promocion është themeluar në 21 Maj 1999 e profilizuar në industrinë tekstile dhe artikujve promocionalë të branduar.
Misioni ynë është të krijojë ide dhe strategji inovative për klientët nëpërmjet fushatave promocionale të mbështetura në marketingun e prekshëm. Dhuratat dhe veshjet e koorporatave ju mbështesin që mesazhi juaj të krijojë një mardhënie afatgjatë dhe të ketë impaktin e duhur në tregun e synuar.
Statusi si kompani me cikël të mbyllur prodhimi na lejon që të garantojmë promovimin e produkteve të reja dhe unike bazuar në preferencat specifike të klientit si dhe në realizimin në kohë të shkurtër të tyre. Bashkëpunimi me ju ndikon në pasurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të portofolit të produkteve që kompania prezanton në katalogun e përvitshëm. Ne sigurojmë realizimin e produktit dhe logos tuaj saktësisht duke respektuar madhështinë e biznesit tuaj.