Veprimtaria e saj është e mbështetur në disa kolana të letërsisë shqipe dhe të huaj, klasike dhe bashkëkohore. OMBRA GVG përveçse i zgjedh me kujdes autorët dhe veprat e tyre, i përcjell ata në duart e lexuesit nëpërmjet një kujdesi të veçantë profesionale dhe grafike, cilësi kjo që e dallon nga shtëpitë e tjera botuese. Shumë nga autorët dhe botimet e OMBRA GVG janë vlerësuar me çmime të rëndësishme për vlerat letrare, artistike apo veçanësinë grafike.