Olympia përfaqëson një kompleks “vilash†të ndërtuara me çati druri, duke përfaqësuar nja nga komplekset e rralla të këtij lloji në Shqipëri. Ai është i përbërë nga 49 dhoma, prej të cilave 19 apartamente, të ndërtuara në shpatin e një kodre të vogël, duke i mundësuar dhomave të jenë pothuaj njëra mbi tjetrën, duke të dhënë ndjesinë e qyteteve si të Beratit dhe Gjirokastrës. Ai është një kompleks qetësimi dhe relaksi për syrin e vizitorit dhe nuk ka të krahasuar me hotelet e zakonshme që kanë mbuluar bregun. Ky kompleks është estetikisht tërheqës dhe ofron komfort modern dhe ballkone për çdonjërën nga dhomat, duke mundësuar pamje direkt në det.