Lëshimi i sinjalit të parë të telefonisë celulare në Shqipëri, në maj të 1996, lidhet me emrin AMC. Pjesë e Grupit Cosmote, AMC tashmë ka hyrë në familjen e madhe të Deutsche Telecom. AMC, si pjesë e një grupi lider që operon në Europën Perëndimore, Europën Juglindore dhe deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka filozofi të sajën orientimin e të gjitha zhvillimeve drejt shërbimit maksimal ndaj abonentit. Në fillim të vitit 2012, AMC lançoi në Shqipëri shërbimet 3G të shpejtësisë së lartë. Me produkte bashkëkohore, përditësim të pandalshëm sipas zhvillimeve më të fundit teknologjike në Bashkimin Europian dhe çmime konkurruese, AMC është shndërruar në një motor të rëndësishëm të komunikimit cilësor dhe novacionit në Shqipëri.