Alpet është një ndër 9 ndërmarrjet e ndryshme të shoqërisë turke Altinbas Holding, e themeluar në Gaziantep të Turqisë më 1975. Alpet e zhvillon aktivitetin e saj kryesor në Turqi ku ka rreth 500 pika karburanti të shpërndara në të gjithë vendin.
Historiku i shoqërisë shqiptare të karburanteve Vil Oil Sh.a & Alpet nis në fillimet e vitit 2005, kur kompania turke Alpet, hyri në tregun shqiptar si një brand nëpërmjet shoqërisë Vil Oil sh.a & Alpet.
Sot në Shqipëri, duke filluar nga Shkodra në Sarandë dhe nga Durrësi në Korçë, kemi 100 pika karburanti në vendet më strategjike të Shqipërisë. Në këto pika tregetojmë produktet e cilesisë më të mirë: EuroDiezel 10ppm ULSD, Super 95 Oktan, Ultra Force 100 Oktan.