Akomodimi në një nga 168 dhomat dhe suitat e Hotelit është një eksperiencë unike, të cilat ofrojnë një pamje mbresëlënëse mbi qëndrën e Tiranës - Sheshin Skënderbej.Të gjitha dhomat dhe suitat e hotelit janë të pajisura me orendi bashkëkohore, parket druri, tavolinë pune, smart TV( Samsung seria 6, HD), minibar etj.
Internet wireless me shpejtësi shumë të mirë ofrohet pa pagesë në dhomat dhe në të gjitha ambjentet e tjera të Hotelit. Palestra, Sauna, Pishina, Parkingu si dhe më shumë se 30 kanale televizive ofrohen pa pagesë për klientët e akomoduar në Tirana International Hotel.