Hotel Restorant Baron është një ndërmarrje Familiare e cila mundohet në mënyrë të vazhdueshme të plotësojë dëshirat edhe kërkesat e klientëve të saj.
Hoteli ynë ndodhet në zemër të Shqipërisë dhe gjëndet në një zonë karakteristike me një harmoni të plotë me natyrën vetëm 3 km nga qëndra e Tiranës. I ndërtuar në vitin 1997 duke ruajtur arkitekturën tradicionale Shqiptare hoteli ka 4 kate dhe disponon 20 dhoma të cilat ndahen në këto kategori: teke, dopio dhe familiare .
Restoranti ynë ofron guzhinë të pasur të fokusuar si në gatimin tradicional shqiptarë ashtu dhe atë europian, një guzhinë e cila shpreh më së miri artin e të shijuarit.
Ne urojmë të kemi nderin t‘ju mirëpresim së shpejti në ambientet tona