Është një përzierje origjinale e kokrrave të përzgjedhura të kafesë në përputhje me receta të veçanta dhe e disenjuar për ata që kënaqen me shijen tradicionale të kafesë së fortë, të zezë me shkumë (kajmak) të mirë.
Është produkti më i shitur nga ILBA KAFE dhe kafeja më e shitur në tregun e vendit.
Por gjithashtu shitet edhe në shtete të tjera në rajon.
Një filxhan kafe turke është mishërim i pazëvendësueshëm i miqësisë, dashurisë, shijes dhe traditës...
Jemi krenarë që sot jemi bartës të kësaj tradite me Ilba kafe
Turke, që ka zënë vend në shtëpitë kosovare më shumë se cilido lloj tjetër i kafesë.
Në saje të shkumës (kajmakut) që krijon, IlBA KAFE Turke qëndron e ngrohtë një kohë të gjatë, duke e zgjatur kështu edhe kënaqësinë e pirjes. Kënaqësia e pirjes së kafesë sonë turke ka vetëm një sinonim. E ai është, LEZETI e FRESKIA.